Kjo është e vërteta e lidhjes së Flori Mumajesit

By

Para pak ditësh, Flori postoi një fotografi në Instagram ku shihej teksa mbante dorën e dikujt që kishte unazë fejese.

Mediat rozë shpërthyen me lajmin se artisti i dha fund beqarisë, edhe pse imazhi tregonte dy duar meshkujsh.

Tani, doli e vërteta.

E gjithë kjo ka qenë pjesë e një reklame të Digitalb ku pjesë ishte vetë ai bashkë me bashkëpunëtoret e tij, Dj Vicky, Bruno e Klajdi Haruni.

‘NUK E PRISJA QE THJESHT NJE POSTIM TE KRIJONTE GJITHE KETE KEQKUPTIM! POR, KESHTU NDODH KUR KE ‘POPCORN’ TI PO NUK KA KOMSHIA…* ‘, ka shkruar ai duke postuar edhe një video të shkurtër nga reklama.

Pra, vajza, Flori akoma është beqar, të paktën kështu bëri me dije ai përmes postimit të fundit./Prive.al

Artikuj të ngjashëm