Kim Kardashian sërish dështon me Photoshopin (FOTO)

By

Duket se Kim Kardashian ishte aq e zënë për të lansuar linjën e saj më të re të produkteve të bukurisë, sa nuk ka arritur ta shohë se fotografia e saj nuk duket aspak si ajo.

Por, fansat ishin të “pamëshirshëm”. Ata menjëherë komentuan duke thënë se fotografia ishte edituar aq shumë me Photoshop sa Kim Kardashian dukej më shumë si Toni Braxton.

“Umm….Kim është shumë e bukur, por këtu nuk duket aspak si ajo”, ka komentuar një ndjekës.

“A jam unë e vetmha që nuk e njoha Kim Kardashian për të paktën 10 sekonda”, ka thënë një tjetër.

Në ndërkohë, të shumtë ishin ata që thanë se më shumë dukej se ishte Toni Braxton në fotografi se sa Kim Kardashian.

Zëdhënësit e Kim Kardashian kanë thënë se ajo nuk e ka planifikuar që ajo t’i përgjigjet komenteve.

Kjo nuk është hera e parë që ylli i “Keeping Up With the Kardashians” ka pasë telashe me përdorimin e Photoshopit.

Derisa ishte në pushime vitin e kaluar, Kardashian ka postuar një fotografi me bikine për të cilën fansat menjëherë e vërejten se ishte edituar shumë për ta bërë që beli i saj të dukej më i vogël.

Artikuj të ngjashëm