Këto janë ‘pasojat’ fizike për Cozman pas rrahjes me Noizyn (FOTO)

By

Që prej pasdites së djeshme, lajmi i përleshjes mes Cozman dhe Noizyt po vazhdon të jetë kryesori.

Por, gjatë shumicës së raportimeve vëmendja ishte tek Noizy dhe klika e tij që u hospitalizuan.

Përderisa reperi nga Shqipëria përfundoi me plumb të thellë në kofshë të cilin fillimisht nuk e pranoi, Cozman i cili tashmë është në paraburgim 48 orësh ka shpëtuar me lëndime të lehta.

Nga fotoja e vetme që po qarkullon pas rrahjes, reperi i Babastars shihet të ketë rreth tre lëndime në kokë, një në skaj të buzës, tjetrin ne anën e majtë të ballit dhe sipas gjasave edhe në syrin e djathtë që nuk i vërehet qartë nga syzet, e përdorura në mbrëmje.

Kujtojmë se paraprakisht, avokati i Cozman i tha mediave se klienti i tij nuk ka gjuajtur me armë zjarrë gjatë përleshjes ku pati të shkrepur edhe plumba. /Prive.al/

prive

 

Artikuj të ngjashëm