Këtë trik po përdor Victoria Beckham qe t’i mësojë vajzës së saj tabelën e shumëzimit

By

Victoria Beckham ka shpikur një mënyrë mjaft të bukur për të ndihmuar vajzën e saj Harper të mësojë tabelën e shumëzimit por në të njejtën kohë edhe të argëtohet gjatë pushimeve të verës.

Image result for victoria beckham and harper

Ajo ndau këtë trik në mediat e saj sociale për prindërit e tjerë që e kanë të vështirë të fokusojnë fëmijët e tyre në mësime gjatë verës.

Ish Spice Girl është duke u përpjekur për t’i mësuar të bijës tabelën e shumëzimit para vitit të ri shkollor në shtator dhe për ta bërë atë më të këndshme, ajo ka shkruar shuma të ndryshme në gurë, me përgjigjen e shkruar në anën tjetër. Për më tepër, gurët u vendosën në fundin e cekët të pishinës në shtëpinë e tyre në Miami.

Në një video të shkurtër të postuar në Instagram Stories, Victoria u pa duke i kthyer gurët në ujë dhe shkroi: “Duke u përpjekur për të gjetur një mënyrë argëtuese për të mësuar tabelat e shumëzimit”.

victoria-beckham-homework-help-harper

 

Artikuj të ngjashëm