Këtë duhet ta shihni: Remzie Osmani e kthen në popullore “S’jena mo” të reperit Majk

By

Remzie Osmani, për ata që nuk e njohim jashtë skenës, përshkruhet si një person me shumë humor e hare e që përçon pozitivitet të hatashëm.

Këngëtarja shpesh në intervista del tejet spontane e natyrale dhe është shumë argëtuese të punohet me të në këto raste.

E ftuar në emisionin Top Show Magazine në Top Channel, Osmani ka vendosur të këndojë “S’jena mo” të reperit Majk, por në versionin e saj.

Osmani ia ka thënë kësaj kënge live me mikrofon në studio, përderisa e dinte tërë tekstin e reperit të famshëm, ndonëse e tërë karriera e repertori i saj janë të fokusuara në muzikë popullore. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm