Kështu këndon Adelina Berisha LIVE!

By

Ajo njihet në diskografinë shqiptare ndër vite me këngë që kanë rezultuar mjaft të suksesshme.

Megjithatë, janë sukseset e këngëve të fundit ato që i kanë shtuar koncertet Adelina Berishës.

Këngëtarja pothuajse çdo vikend po merr rrugë drejt diasporës për të performuar në mbrëmjet muzikore të organizuara për shqiptarët atje.

Në disa prej tyre, Adelina përpos këngëve të veta po këndon edhe krijime muzikore që ndezin atmosferën tek të pranishmit, e natyrisht se kjo ndodh më së miri me kartën patriotike.

Në një video të shpërndarë nga vetë këngëtarja në rrjetet sociale ajo shihet teksa këndon LIVE këngën ‘Xhamadani Vija Vija’ teksa pjesën më të madhe të refrenit ia lë publikut të elektrizuar.

Në videon më poshtë paraqitet zëri autentik i Adelinës, kur këngëtarja ia kris këngëve shqipe.

Se harruam, krenaria e të qenurit shqiptare nuk ka kaluar pa u përmendur as nga këngëtarja që së shpejti sjell videoklipin e ri si pjesë e familjes së madhe të On Records. /PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm