Kështu e kalon kohën para iftarit Gold AG!

By

Është ndër artistët kosovarë që ka vendosur që të agjërojë. Kjo nuk është diçka e re për reperin Gold AG ngase ai në publik njihet për mysliman të devotshëm.

Ditë më parë madje ka njoftuar se do t’i anulojë të gjitha koncertet e tij gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit dhe nuk do mbajë mbrëmje muzikore, përveç kur kërkohet prezenca e tij për ndonjë koncert humanitar.

Ka dy ditë që muaji i Ramazanit ka filluar dhe sigurisht ditët e para janë paksa të vështira për ata që vendosin t’i dedikohen këtij obligimi fetar.

Mirëpo Gold AG e ka gjetur se si t’i shtyjë orët e gjata deri në Iftar.

Ai ka publikuar një video në profilin e tij në Instagram një fotografi, ku shihet duke plotësuar fjalëkryqe me një mori librash enciklopedikë përpara. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm