Kështu e ‘kalli’ mbrëmë atmosferën Afrim Muqiqi! (VIDEO)

By

Milot Llalloshi i dha dje fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë në një prej restoranteve në Prizren.

Në prani të shumë të ftuarve, familjarë, miq e kolegë çifti Milot e Erxhina Llalloshi festuan duke ndezur atmosferën deri në orët e para të mëngjesit.

Ramush e Anita Haradinaj, Shkurte Fejza, Shyhrete Behluli, Remzije Osmani, Gili, Violeta Kajtazi, Naimi e Mihrija ishin vetëm disa prej fytyrave publike të ftuara.

Për atmosferën u kujdesën Afrim Muqiqi dhe grupi NRG Band.

E natyrisht se ku shkel këmba e Afrimit nuk ka se si të jetë ndryshe përpos një atmosfere që mbahet mend nga secili i pranishëm.

Atij në këndim iu bashkangjit edhe Edona teksa nuk munguan pranë as bankënotat në euro.

Në një video të shkrepur nga Prive.al shihet çifti përkrah Afrimit, teksa në grumbullim gjendet edhe motra e Milotit Edona, Adnan Merovci e kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

U trashëgofshin! /PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm