Këpucët e dasmës së Elita Rudit kanë një çmim marramendës

By

Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë deri në dasmën madhështore të reperit Gjiko me prezantuesen Elita Rudi.

Çifti do ta kurorëzojë dashurinë e tyre me martesë të premten në Ëhite Open Garden, restorant që gjendet në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Para pak orësh, moderatorja e njohur publikoi një fotografi të sandaleve të cilat do t’i mbathë për dasëm.

Ato janë të markës Jimmy Choo dhe kushtojnë hiç më pak se 1495 euro.

Një ditë më parë, Elita na tregoi ‘çejzin’ të cilin e ka përgatitur duke na dëshmuar se është shumë tradicionale.

Gjiko dhe Elita janë në lidhje tash e disa vite dhe bashkëjetojnë në Prishtinë.

Ata po pritet të bëhen prindër për herë të parë dhe ky ka qenë shkaku i kësaj martese të shpejtë./Prive.al

View this post on Instagram

3

A post shared by Elita Rudi Gjikolli (@elita.rudi) on

Artikuj të ngjashëm