Këngëtarja ngacmon Majlindën e Majk, “Katile” hyn në mes (FOTO)

By

Ishin një çift i famshëm sa ishin bashkë, e edhe më të famshëm kur u ndanë.

Reperi Kastriot Rexha dhe ish e dashura e tij Majlinda Zeka, patën një lidhje jo shumë të gjatë e cila përfundoi, por duke lënë pas një krijesë të mrekullueshme. Të birin e tyre, Roanin!

Dy muaj më parë Prive i kapi ata paprazzi në një mobilieri të Prishtinës bashkë, duke zgjedhur furnizime ndoshta për apartamentin e tyre të ri dhe kjo është shenja e parë që ata dhanë drejt ribashkimit.

Ndërsa pasi u panë disa herë bashkë, këngëtarja kosovare Tringa Kay, është ajo që i ka ngacmuar ata të dy.

Një ditë në pishinë dhe ajo ka dëgjuar këngën “Katile” të Majk, duke i bërë tag Majlinda Zekës në Instagram.

“Bukuri që vret”, është mbishkrimi tjetër dhe një “Të dua” për Majlindën nga Tringa Kay.

Deri më tash nuk është ditur se dyshja janë shoqe, por ky veprim i këngëtares tregon se ato janë mike e madje, ajo di diçka më shumë se publiku lidhur me raportin e dyshes së famshme. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm