Këngëtarja e njohur nuk dallohet nga Adelina Ismaili!

By

Tash e një kohë, aftësia e Flaka Krelanit për të imituar personazhe publike e posaqërisht Adelina Ismailin është kuptuar përmes postimeve në rrjete sociale.

E me pjesëmarrjen e saj në spektaklin ‘Your Face Sounds Familiar’ i cili sjell ekskluzivisht personazhet në këtë formë, imitimi i Adelinës dukej se ishte thjesht çështje kohe.

Pikërisht sonte, Flaka Krelani do të vijë në spektakël nën petkun e Adelina Ismailit dhe duket që edhe në aspektin vizual ajo është transformuar plotësisht.

Përmes disa postime në rrjete sociale, Flaka ka habitur me ngjajshmërinë e madhe me divën e njohur duke lënë gojëhapur ndjekësit e saj.

Sonte duke pasur parasysh aftësitë e gjakovares në imitim duket se kemi një arsye më tepër për t’u ulur përpara ekranit të Televizionit Klan me fillim nga ora 20:00. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm