Këngëtari super seksi, rrëfen pse abstenoi nga seksi paramartesor

By

Nick Jonas po flet hapur për abstenimin e tij nga seksi paramartesor, dhe si “unaza e pastërtisë” e formësoi këndvështrimin e tij për seksin.

“Vlerat pas idesë së kuptuarit se çfarë është seksi dhe çka do të thotë janë shumë të rëndësishme. Kur të kem fëmijët e mi do të sigurohem që ata të kuptojnë rëndësinë e seksit dhe partnerit, dhe gjithë gjërat që janë të rëndësishme,” tha Nick për The Guardian.

Ai pastaj vazhdoi, “Ajo çka ishte dekurajuese për atë kapitull të jetës sime është se në moshën 13 14 vjeçare po diskutohej jeta ime seksuale. Ishte shumë e vështirë për mua ta procesoja atë kohë, mundohesha të kuptoja se çfarë do të thotë seksi për mua dhe zgjedhjet që dua të bëj, e ndërkohë mediat po flisnin për jetën seksuale të një 13 vjeçari. Shumë e çuditshme.”

“Unazat e pastërtisë” simbolizojnë që personi që i mban abstenon nga seksi paramartesor. Të tre vëllezërit Jonas i kanë mbajtur këto unaza. /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm