Këngëtari shqiptar krizë në martesë: Largohen fotografitë me bashkëshorten, a po divorcohet?

By

Të gjitha imazhet me bashkëshorten i ka larguar nga llogaria e tij në Instagram dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe gruaja e tij.

Këngëtari Besart Halimi po ashtu nuk e ndjek më bashkëshorten e tij Iliriana Podrimajn në rrjete sociale dhe kjo ngriti menjëherë dyshimet se dyshja i kanë dhënë fund martesës.

Çifti që u martua në maj të vitit 2016-të kanë bashkë një vajzë ndërsa tani ata po përballen me një krizë mes tyre, siç merr vesh Prive.al ekskluzivisht.

Këtë e ka konfirmuar për Prive indirekt edhe vet Halimi, i cili megjithatë ka deklaruar se dyshja nuk janë divorcuar.

Ndryshe, këtë të enjte Halimi publikon këngën e tij të re me Armend Shabanin, e kënga quhet “Shko”. /Prive.al

Image result for martohet besart halimi

Artikuj të ngjashëm