Këngëtari me famë botërore lëvdon dhe publikon fotografi me Dafina Zeqirin

By

Ai u bë i famshëm më këngën “Rude”, që ishte një këngë shumë interesante e cila fliste për raportin e babait të vajzës me të dashurin e saj.

Kënga mori përmasa ndërkombëtare me tu lansuar ndërsa krijuesit e saj ishin grupi kanadez Magic.

Konkretisht kënga ishte shkruar nga lideri i bendit Nasri, i cili së fundmi është takuar në Shtetet e Bashkuara, me këngëtaren shqiptare Dafina Zeqiri.

Ky ka publikuar në Instagram një fotografi me Dafinën për të cilën madje ka pasur edhe fjalë të mira.

“Drejt nga Kosova Dafina Zeqiri ndau kohë të takohet me mua gjatë udhëtimit në LA. Shkruajtëm së bashku diçka klasike”, e më pas ka vazhduar me “hashtags” si grua e fuqishme dhe këngëtare e mrekullueshme. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm