Kënga e Noizyt dhe Ghalit është gati, ja kur publikohet

By

Më në fund, i erdhi dita për t’u publikuar bashkëpunimi i Noizyt me reperin Italian, Ghali.

Artisti nga Shqipëria zbuloi përmes rrjeteve sociale se ‘Parku i Lojrave’ do të publikohet më datë 21 të këtij muaji që I bie nesër.

Kujtojmë që të dy, Noizy dhe Ghali janë miq shumë të mirë dhe para disa muajve ata lajmëruan se do bënin këngë bashkë, projekt ky i cili u vonua shumë.

Megjithatë, tani çdo gjë është gati.

Përveç kësaj, Noizy ka paralajmëruar edhe shumë gjëra të reja të cilat do të lëshohen deri në fund të vitit për të gjithë adhuruesit e muzikës së tij.

Në anën tjetër, Ghali ka bërë bujë në Itali me disa këngë që janë bërë mega-hite./Prive.al

Artikuj të ngjashëm