Kë zgjodhi kryeministri për t’i kënduar në dasëm të djalit?!

By

Në një dasëm, pa dyshim se kujdes i veçantë i kushtohet edhe muzikës që përbën aspektin primar të krijimit të atmosferës.

Njejtë kishte vepruar mbrëmë edhe kryeministri Isa Mustafa që për martesën e djalit, Besnikut, kishte bërë një zgjedhje interesante.

Familja Mustafa kishte zgjedhur këngëtarin Afrim Muqiqi me të cilin edhe kanë një lidhje të afërt shoqërore bashkë me grupin Yjet, vetëm një natë pasi Afrimi kishte ‘kallur’ atmosferën në dasmën e Albatrit Muqiqit.

Krahas këngëtarit llapjan, në dasëm ka kënduar edhe Yllka Kuqi e cila e nderuar me vlerësimin, ka shprehur kënaqësinë në rrjetin social Facebook.

Ndryshe prej herës së fundit kur u kritikua për ekspozimin e gjoksit, në dasmën e Besnikut dhe Editës, këngëtarja ka shkëlqyer pa nevojën e ekspozimit të tepërt. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm