Kë zgjedh Agnesa Vuthaj mes Hashim Thaçit e Edi Ramës ?!

By

Bukuroshja Agnesa Vuthaj u vu përballë pyetjeve direkte në emisionin Oktapod të Turjan Hyskës. Asaj iu kërkua të zgjedhë mes dy alternativave në opsione që përfshinin politikanë, artistë e pyetje të tjera nga përditshmëria.

Kur iu kërkua të zgjedh mes Hashim Thaçit dhe Edi Ramës, vajza nga Dukagjini pa dyshim se zgjodhi të dytin, kryeministrin e Shqipërisë.

Mes Dafina Zeqirit dhe Elvana Gjatës zgjodhi të dytën kurse mes Labit dhe Sinanit, Agnesa preferoi Labin.

Në pyetje u përfshinë edhe ‘motrat e estradës’, Greta dhe Eni në njërën anë dhe Nora dhe Era në anën tjetër, dhe bukuroshja preferoi Norën dhe Erën.

Agnesa kur u pyet për hip hop artistë shkoi si opsion me Getin teksa nënvizoi faktin se nuk dëgjon rivalin e tij Noizyn.

Mes vajzave dhe djemve nga Kosova respektivisht Shqipëria, Miss Kosova 2004 preferoi në dy rastet ata nga Kosova.

E në pyetjen më interesante se mes hashashit nga Lazarati dhe atij nga Kosova, Agnesa zgjodhi atë nga Lazarati. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm