Kë kopjuan Geti dhe Luana në ‘Tirana Lifestyle’ ?!

By

Ishte njëra ndër këngët që tentoi të marrë primatin e njërit ndër hiteve të kësaj vere. Bashkëpunimi mes Getit dhe Luanës përpos që nuk u pëlqye dhe aq tash është në shënjestër të mediave për një tjetër fakt.

‘Tirana Lifestyle’ rezulton të jetë këngë e kopjuar nga Wiz Khalifa, Jucy J dhe të tjerë mjeshtra të rap-it të cilët kanë publikuar rreth një vit më parë “Shell Shocked” siç bën të ditur Lapsi.al.

Duket se lideri i Babastars kur bëhet fjalë për duetin me ‘kunatën’ nuk është treguar kreativ duke kopjuar nga tregu amerikan.

Mbetet të shihet nëse dyshja do të bëjë ndonjë prononcim në lidhje me këtë skandal të këngës së përbashkët e cila në Youtube deri më tani ka grumbulluar rreth katër milionë klikime. /prive.al/

Artikuj të ngjashëm