Kastro Zizo nga e hëna mësues!

By

Kantautori Klevis Bega i njohur nga të gjithë si Kastro Zizo, ka vendosur të nisë një rrugë të re. Ai nuk do të jetë vetëm krijues i muzikës apo këngëtar, por tashmë edhe profesor.

Kastro ka njoftuar në llogarinë e tij të rrjetit social “Facebook” se javën e ardhshme do të fillojë punë. Ai do të jetë mësues në shkollën e mesme “Petro Nini Luarasi” në Tiranë.

“Nga e hëna tjetër jam mësues ne P.N.L (Petro Nini Luarasi) high shkollë. Një eksperience që do më mbushi me jete të. Mezi po pres”, ka shkruar ai.

Pavarësisht angazhimit të ri Kastro nuk është shkëputur nga muzika. Ai është pjesëmarrës në festivalin “Kënga Magjike” me këngën “A kam unë ego”.

Artikuj të ngjashëm