Kapo na zuri në befasi: Publikon imazhin ku mbanë për dore një vajzë!

By

Ai do donte që ky lajm ta kishte titullin: “Kush është vajza misterioze me Kapon”, siç edhe e theksoi në një koment replikues me mikun e tij Majk!

“Hej Hej” – është komenti i Majk!

“Kush është vajza misterioze”, ia kthen Kapo, derisa ne e kuptuam për çfarë bëhet fjalë.

Por ne e dimë që imazhet e publikuara në Instagramin e tij, janë vetëm shkëputje nga seti i xhirimeve.

Reperi Capital T, ka ditë që ka paralajmëruar një këngë të re duke u zotuar se do jetë diçka e madhe.

Trimi ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një fotografi krah një vajze, derisa në një tjetër imazh shihet duke e mbajtur për dore.

https://www.instagram.com/p/Boy2bm8BqCO/?taken-by=truekapo

Artikuj të ngjashëm