Ka një detaj shumë të lezetshëm që s’e paskemi dëgjuar për beben mbretërore!

By

Bebja më e re mbretërore, e famshme në tërë botën për shkak të pozicionit të tij në familjen mbretërore të Britanisë së Madhe, Baby Archie, mund t’i ngjajë krejtësisht babait të tij kur të rritet – ai është flokëkuq!

“Ai është një fëmijë i lumtur”, ka thënë një burim pranë dukeshës Meghan dhe Princit Harry për revistën People. “Ai ka këmbë shumë të lezetshme dhe flokë të kuqe. Është i adhurueshëm”, ka thënë po i njëjti burim për vogëlushin që u lind me 6-të maj të këtij viti.

Ndërsa hera e fundit që e kemi parë Archien, ka qenë gjatë muajit të kaluar, kur nëna e tij e mori në një ndeshje të polos. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm