Ka diplomuar Tayna, e dini çfarë ka studiuar?

By

Që nga viti i kaluar e deri më tani, ajo ka qenë ndër top emrat në industrinë e muzikës, duke marrë shumë vëmendje me mënyrën e saj të të bërit rep.

Tayna rrugën drejt suksesit ndoshta e pati të gjatë, por suksesin e pati bombastik menjëherë.

Mirëpo Tayna krahas artit të saj, famës e koncerteve diti të menaxhojë edhe shkollën sepse ajo sapo ka diplomuar.

Ajo studioi për Shkenca Kompjuterike pranë universitetit privat UBT në Kosovë.

Ajo tashmë ka edhe një diplomë universitare në njërën nga fushat më moderne dhe me treg të gjerë të punës në botë por edhe në Kosovë.

Lajmin e mirë reperja e ndau me ndjekësit e saj në Instagram ku shumë prej tyre e uruan atë për arritjen e saj akademike. /Prive.al

https://www.instagram.com/p/By0g_JmAZHf/?utm_source=ig_web_copy_link

https://www.instagram.com/p/By0g_JmAZHf/?utm_source=ig_web_copy_link

 

Artikuj të ngjashëm