Justin Bieber ndan imazhe të shtëpisë së tij 8 milionë dollarëshe

By

Justin Bieber i ka ndarë imazhe të shtëpisë së tij në Beverly Hills që ai ndan me gruan e tij Hailey Baldwin – dhe është pak të thuhet se është mbreslënëse!

Çifti u zhvendos në pronën e tyre, në vlerë prej 8.5 milion dollarë, më herët gjatë vitit dhe nuk ka humbur kohë për të vendosur vulën e tyre në shtëpinë luksoze.

25-vjeçari filmoi një seri Stories Instagram në shtëpinë e tyre gjatë fundjavës, duke u thënë fansave: “Kjo është shtëpia ime.”

Justin-Bieber-house

Një klip ndau një pamje rreth zonës së pronës, e cila kishte një dekor neutral me dysheme druri, trarëve që kalonin nëpër tavan dhe dyer qelqi që çuan në një tarracë dhe pishinë.

Videoja gjithashtu tregoi korridorin, i cili ka muret krem ku janë rreshtuar një përzgjedhje e skateboards deri te shkallët. Një tjetër klip tregoi Hailey-n duke u zbavitur në shtrat me Oskarin qenin e tyre të përkëdhelur, duke dhënë një paraqitje të shkurtër në rrëmujën e rrobave në dhomë, e cila ka një televizor të madh të sheshtë në mur përballë shtratit.

Justin-Bieber-house-bedroom

Shtëpia e Justin dhe Hailey daton në vitet 1930, por është rinovuar gjerësisht për ta shndërruar atë në një bazë moderne dhe luksoze për çiftin famshëm. Në pronë ka pisinë dhe kopsht të gjerë, prona ka pesë dhoma gjumi, shtatë banjo, një bodrum vere, dhomë kinema dhe bar.

Justin-Bieber-Hailey-Baldwin-bedroom

Burimi: Hellomagazine.com

 

Artikuj të ngjashëm