JONIDA MALIQI SJELL ‘JAM BËRË SI TI’

By

Pas një pauze relativisht të gjatë në skenën muzikore, Jonida Maliqi sapo ka publikuar projektin e saj më të ri të titulluar ‘Jam bërë si ti’.

Për realizimin e kësaj kënge, ajo ka zgjedhur të bashkëpunojë me Flori Mumajesin dhe kompaninë e tij Threedots.

Ky krijim pason bashkëpunimin që këngëtarja pati në verën e vitit 2013 me DJ Blunt e Real One të titulluar ‘Sonte’.

Ndryshe, një material i zgjeruar për Jonidën ju pret nesër në edicionin e fundit të emisionit Prive për këtë sezon. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm