Jeni mbledhur me shoqe sonte? Disa filma horror që këtë natë ta mbani mend gjatë

By

Filmat horror e kanë një gjë që na ngjallë gjithmonë kureshtjen, edhe kur frikësohemi e skenat e frikshme i kalojmë duke mbyllur sytë me jastëk.

Filma me fantazma, shtëpi të përndjekura, zombi, vrasës serial nganjëherë thjesht jemi në disponim që të trembemi. Më poshtë gjeni një listë të filmave më të mirë ose më të frikshëm të të gjitha kohërave.

Frikësim të këndshëm!

 

Hereditary

Një nënë e dy adoleshenteve e cila vuan vdekjen e nënës së saj.

The exorcist

Një klasik i viteve 1973 tregon historinë e një 12 vjeçare që quhet Regan MacNeil e cila pushtohet nga djalli pasi përdor tabelën Ouija që të komunikojë me shokun e saj imagjinar Kapiten Howdy.

Paranormal activity

Cdo moment i këtij filmi luan më frikërat më thelbësore të njeriut 1.Njerëz që ju ngulin sytë teksa ju flini gjumë, 2. Personi që ju dashuroni përfundon duke qenë i ligë dhe 3. Fantazma të vërteta në shtëpinë tuaj.

The exorcism of Emily Rose

Edhe një film tjetër me ekzorcizëm i cili supozohet të jetë bazuar në ngjarje të vërtetë. Emily Rose një vajzë fshatare largohet nga shtëpia për t’u shkolluar dhe pushtohet nga djalli.

The Texas Chainsaw Massacre

I inspiruar nga historia e vërtetë e tmerrshme e Ed Gein, një vrasës serial nga Winsconsin i cili vrau njerëz dhe ka bërë rroba dhe mobile nga lëkura e tyre.

 

 

Artikuj të ngjashëm