Ja si duken vajzat bukuroshe të aktorit Fatos Kryeziu (FOTO)

By

Ndoshta shumë pak nga ne e njohim aktorin Fatos Kryeziu me emrin e vërtetë pasi që dashurinë më të madhe nga publiku ai e fitoi me rolin e “Labinotit” tek seriali komik “Kafeneja Jonë”.

Ndër vite artistin e kemi parë të angazhuar edhe në sfera tjera përpos aktrimit më saktësisht në moderim dhe në muzikë ku edhe bën pjesë e grupit muzikor “2 Korriku”.

Mbrëmjet e tyre muzikore përveç muzikës i karakterizon edhe “shakaja” e cila shpeshherë vihet në rend të parë.

Por përveç këtyre angazhimeve Fatosi është mjaft i përkushtuar edhe në familjen e tij katër anëtarëshe të cilën e përbëjnë gruaja dhe dy vajzat e tij.

Shpesh nëpër rrjete sociale atë e shohim teksa publikon fotografi të vajzave teksa njejt ka vepruar edhe sot duke publikuar një të tillë ku shiheshin brenda në makinë.

E se sa janë rritur vajzat e tij tregon edhe fotografia në fjalë teksa artisti shihet mjaft i lumtur e i plotësuar në të gjitha sferat e jetës e këtë pozitivitet që posedon nuk heziton ta shprehë as ndaj të tjerëve në jetën e përditshme. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm