Ja si duket brenda shtëpisë së Ledri Vulës

By

Nuk është e çuditshme që jashtë artit të një famshmi që adhurojmë, të interesohemi edhe për jetën private, gjërat që veshin dhe gjërat që pëlqejnë. E shpesh herë na vret kurreshtja të dimë më shumë edhe për gjërat më të zakonshme që bëjnë bile edhe si duket shtëpia e tyre.

Reperi i njohur dhe shumë i dashur për publikun shqiptar Ledri Vula në nëntor të 2018 bleu një vilë me vlerë mbi 200 mijë euro në një nga zonat më të njohura të Kosovës, në Brezovicë. Kësaj radhe, kamerat e emisionit “My living” me prezantues Brunilda Lahe dhe Erjon Muça, u futën brenda mureve të shtëpisë së familjes Vula.

Dyert u hapën për të gjithë publikun e gjerë të shohin arredimin e kësaj shtëpie që nga jashtë duket të jetë tejet luksoze. Xheraldina, e ëma e Ledrit shoqëroi kamerën në ambientet e ndryshme të shtëpisë, me arredimin e së cilës është marrë vetë ajo.

Si duket shtëpia e shfaq karakterin e Xheraldinës e cila edhe në stilin e saj ka shumë ngjyra dhe aksesorë e gjithmonë e fokusuar në detaje.  Shtëpia ka hapësirë të madhe, e çka bie në dy më së shumti është biblioteka e pasur. Në dhomat tjera mbizotërojnë shumë ngjyra të qeta dhe dekorime nga më të ndryshmet. Shtëpia reflekton edhe stilin e një shtëpize druri, ku pjesë të ndryshme të shtëpisë janë dekoruar edhe me dru.

Shtëpia të jep  ndjenjën e një vendi të qetë e paqësor dhe arredimi i shtëpisë deri në detaje jep përshtypjen që aty brenda ka shumë jetë.  /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm