Ja si dukej Gold AG në vitin 2001 (FOTO)

By

Reperi nga Presheva, Gold AG angazhimin në sferën e muzikës e ka nisur mjaft herët edhe atë qysh në fillimin e vitete 2000.

Si shumica e të rinjëve në Kosovën e pasluftës edhe reperi ishte i mbushur me mllefin ndaj serbëve dhe sigurisht këngët e para kishin pikërisht tematika kundër regjimit të tyre.

Tashmë teksa jemi shumë vite prapa artisti jo vetëm se është mjaft aktiv me projekte të reja muzikore por ai gëzon edhe statusin si njëri prej artistëve më të dashur për publikun.

Ariani ka adhurues gjithandej nëpër trojet shqiptare dhe se çdo projekt i tij shumë shpejt shndërrohet në hit.

Mbrëmjen e kaluar artistin duket se e kapi nostalgjia për fillimet e karrierës së tij kështu duke hapur sirtarin e fotografive e duke ndarë disa foto nga ajo kohë edhe me neve përmes rrjetit social Snapchat.

Epiteti që tashmë ai ka në muzikë duket se është arritur vetëm falë punës së madhe që ka bërë ndër vite pasi një gjë të tillë e vërejmë edhe në fotografinë ku ai shihet në një studio edhe pse mjaft i ri në moshë. /Prive.al/

gold

Artikuj të ngjashëm