Ja sa vjeç u bë dje Ramush Haradinaj!

By

Ish Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, të hënën festoi ditëlindjen e 49-të.

I lindur me 3 korrik të vitit 1968, Haradinaj ka festuar ditëlindjen, por edhe një tjetër datë të rëndësishme.

Për publikun që nuk e ka ditur, kjo është edhe data e martesës së tij me moderatoren kosovare Anita Muçaj, e cila përmes profilit të saj në Facebook, i uroi ditëlindjen e përvjetorin e martesës bashkëshortit të saj.

Haradinaj si kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në zgjedhjet e 11 qershorit në Kosovë, ishte kandidat për kryeministër të Kosovës nga koalicioni PAN, por ai ende nuk ka arritur të formojë qeverinë edhe pas certifikimit të zgjedhjeve nga KQZ-ja. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm