Ja me cilin reper do vij Kida në bashkëpunimin e rradhës!

By

“Ja kem nis” është projekti që këngëtarja Orhidea Latifi publikoi para pak dite por menjëherë On Records kanë menduar për një duet që pritet të publikohet pas disa javësh.

Bashkëpunimi do të jetë brenda këtij labeli dhe këtë herë Kida siç merr vesh Prive nga burime të sigurta është bërë bashkë me reperin Getinjo.

Në këtë projekt nuk do të ndryshojnë bashkëpuntorët as në muzikë e as në videoklip.

Kujtojmë se dueti me vëllain e Getinjos, Mozzik, ‘Premtimet’ vitin e kaluar ishte një ndër hitet absolute që na shoqëruan gjatë verës.

A do përsëritet historia me bashkëpunimin e rradhës të Kidës dhe Getinjos ?! Premisat e një super-hiti tashmë janë të vendosura. /PRive.al/

 

Artikuj të ngjashëm