Ja kush po e shoqëron Luanën në Paris!

By

Shëtitjet nëpër Europë nuk po i lë mangut aspak në krahasim me të motrën.

Herë me këtë të fundit e Getin dhe herë vetëm, Luana Vjollca po vazhdon të shijoj pushimet e shpeshta.

Pasi u pa me Marinën në rrjete sociale teksa bashkë vizitonin atraksionet turistike të Veronës, Luana Vjollca mori rrugë drejt Parisit nga ku postoi foto në rrjete sociale, ndryshe prej qëndrimit në Itali.

E pyetja që lindi rrjedhimisht është – me kë shkoi prezantuesja atje ?!

Se vetëm nuk qëndronte kjo dihej dhe në rrjete sociale është zbuluar për të paktën një person që e shoqëron.

Bëhet fjalë për mbesën, Jorin e komentuar shpesh në media për ngjashmërinë me motrat Vjollca.

Dyshja duket se po kalojë mjaft mirë së bashku në kryeqytetin francez ku kanë frekuentuar restorante luksoze teksa edhe vendin ku po qëndrojnë e kanë në ‘zemër’ të Parisit, fare pranë kullës Eiffel. /PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm