Ja cila shqiptare u zgjodh nusja e vitit sipas mediave të huaja! (FOTO)

By

Vitit 2016 ishte i stërmbushur me dasma të shumë prej fytyrave tona më të publike.

Mes gjithë këtyre dasmave ndër më të zhurmshmet e me vëmendjen më të madhe ishte edhe martesa e Princit Leka me Elia Zaharian.

Një ceremoni mjaft luksoze e përcjellur detajisht nga mediat duket se tërhoqi vëmendje edhe jashtë kufijëve shqipfolës.

Dita e sotme e gjeti nusen e kësaj dasme, Elia Zaharia Zogun duke u përzgjedhur si nusja e vitit në magazinën ‘iHola’ e cila është një revistë javore rozë e formuar qysh n♪7 vitin 1944 në Spanjë teksa operon edhe në shumë shtete tjera në disa gjuhë të ndryshme.

Lajmin e bëri të ditur vetë Elia e cila përmes Instagramit publikoi edhe lajmin të cilin e kishin shkruar magazina në fjalë teksa nuk harroi të falënderojë as bashkëpunëtorët e ngushtë të saj në atë event. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm