Ishte e pranishme në protestë, arrestohet modelja e njohur

By

Qindra protestues që po e kundërshtojnë presidentin Donald Trump për nominimin e Brett Kavanaugh për Gjykatën Supreme, janë arrestuar në Washington DC.

Komedianja Amy Schummer dhe modelja Emily Ratajkoëski ishin në mesin e 302 grave të ndaluara që protestuan kundër këtij nominimi, transmeton Klan Kosova.

Emily Ratajkoëski ka thënë se u arrestua të enjten teksa ishte duke protestuar.

Modelja 27-vjeçare ka publikuar një fotografi në Instagram ku shihej duke mbajtur një letër të madhe në të cilën lexonte ‘Respektoni ekzistencën e femrës ose prisni rezistencën e saj’.

‘Sot u arrestova duke protestuar për nominimin e Brett Kavanaugh për Gjykatën Supreme, një njeri që është akuzuar nga gra të shumta për sulm seksual’, ka shkruar Emily në Instagram.

‘Burrat që dëmtojnë gratë nuk mund të vendosen në pozita të pushtetit. Unë kërkoj një qeveri që pranon, respekton dhe mbështet gratë aq sa burrat’.

Artikuj të ngjashëm