Ish-moderatori kosovar po bëhet sërish baba (FOTO)

By

Lajme të reja ka nga familja e ish-moderatorit kosovar Meti Alshiqi.

Ai dhe bashkëshortja e tij, Blerta po bëhen sërish prindër për herë të dytë.

Lajmin e ka konfirmuar kjo e fundit me një fotografi nga javët e fundit të pritjes së ëmbël.

Blerta nuk ka treguar nëse së shpejti vjen një motër apo një vëlla për Liorën.

Ndryshe, çifti jetojnë tash e një kohë në Suedi duke bërë që të lënë anash gjithçka nga jeta dhe angazhimet në Kosovë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm