Ish gruaja e Johnny Depp zbulon ca detaje shokuese nga martesa që përfundoi me skandal

By

Aktorja e famshme amerikane Amber Heard, ka folur në detaje për abuzimin e supozuar që ajo ka përjetuar nga duart e ish bashkëshortit të saj, aktorit Johnny Depp.

32 vjeçarja ka dhënë përgjigjen e saj në padinë e fundit 50 milionë dollarëshe që Johnny e bëri kundër saj për shpifje.

Gazeta The Post, i ka siguruar letrat e gjyqit të plotësuara nga Amber, në të cilat ajo numëron disa incidente gjatë martesës.

Amber Heard Recounts Alleged Abuse from Johnny Depp in Terrifying Detail

“Gjatë vitit të parë në lidhjen tonë, jam dëshmitare se Johnny ka abuzuar me drogë dhe alkool. Në disa raste, kur Johnny në të njëjtën kohë përdorte edhe narkotikë ilegalë e edhe ilaçe me recetë, më është dashur t’i kushtoj vëmendje mjekësore. Shqetësohesha për të dy ne. Ai mund të bëhej totalisht tjetër person, shpesh deluzional dhe i dhunshëm”, ka thënë Amber.

“Më pas ai as nuk e mbante në mend se çfarë kishte bërë”, ka deklaruar ajo.

Amber po ashtu shkruante për një incident që kishte ndodhur në një aeroplan privat, kur Johnny kishte filluar të gjuante me gjëra dhe e kishte goditur në shpinë dhe e kishte rrëzuar, dhe krejt kjo si pasojë e asaj që ai ishte i mërzitur që ajo kishte filmuar një skenë romantike me aktorin James Franco. /Prive.al

Mandatory Credit: Photo by Invision/AP/REX/Shutterstock (9187392dh) Actor Johnny Depp poses for photographers upon arrival at the world premiere of the film ‘Murder on the Orient Express’, in London Britain Murder on the Orient Express World Premiere, London, United Kingdom – 02 Nov 2017

Artikuj të ngjashëm