Ish e dashura e Majkit po e vuan periudhën e ndarjes?! Ja veprimi i fundit

By

Periudha pas ndarjes për çdo çift të dikurshëm përbën një pjesë kruciale me shumë rëndësi.

Largimi nga një person që deri dje personifikonte gjithçka për ty, presioni nga jashtë sidomos kur të apostrofuarit janë fytyra publike janë ndonjëherë të vështira për t’u përballuar.

Njejtë ka ndodhur me gjasë edhe me Majlinda Zekën ish të dashurën e Majkit që vetëm një javë më parë u përfol se pritej të bëhej nënë.

Kur edhe i ndau rrugët me krijuesin e hitit ‘S’jena mo’ duket se bukuroshja nga Prishtina ka vendosur të ‘zhduket’ edhe prej rrjeteve sociale.

Majlinda ndryshe nga dje, sot nuk mund të gjendet në asnjë prej rrjeteve sociale përfshirë Instagramin dhe Facebook-un tek të cilat grumbullonte deri vonë pëlqime e komente nga fansat e tashmë ish të dashurit.

‘Zhdukja’ komplete e Majlindës sipas të gjitha gjasave ka ardhur për shkak të kërkesës për më shumë privatësi pas një vlugu të madh të pyetjeve nga fansat e dëshpëruar prej lajmit që erdhi si rrufe në qiell të pastër.

Ndryshe nga bukuroshja, reperi dhe këngëtari po vazhdon jetën normalisht me koncerte në Europë e argëtim në kryeqytet. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm