Imazh pa fotoshop: Kjo fotografi e Afërdita Dreshajt qenka krejt origjinale?

By

Fotografi i saj Artan Korenica, ka publikuar në profilin e tij në Instagram një fotografi për të cilën ka deklaruar se është pa fotoshop.

Bëhet fjalë për një imazh të këngëtares e modeles Afërdita Dreshaj, e cila shfaqet në një fustan nusërie dhe duket rrezatuese.

Do e kishim të vështirë ta besonim se kjo fotografi nuk ka asnjë ndërhyrje me programe edituese, mirëpo vet Korenica ka shkruar se imazhi ka zero ndërhyrje.

Në këtë fotografi Dreshaj shfaqet në vello nusërie dhe duket jashtëzakonisht bukur, lëkura e saj rrezaton ndërsa ndriçimi është perfekt.

Ju si mendoni, është edituar apo jo ky imazh?

Artikuj të ngjashëm