I zbuluan të dashurin? Elhaida Dani flet për lidhjen e saj (FOTO)

By

Këtë të mërkure, në të gjitha faqet e mediave rozë qarkulloi lajmi se këngëtarja e njohur Elhajda Dani është në një lidhje me tenorin Brahimir Agovi.

Gjithë aludimet nisën pas fotove të shumta që dyshja kishte së bashku në rrjete sociale.

Madje në njërën prej tyre tenori i njohur, i cili është pjesë e Operës së Vjenës, kishte shkruar: ‘Ne të dy‘ duke ngritur dyshimet se dyshja është në një lidhje dashurie, e Blitz.al raportoi se ata ishin bashkë në një lidhje romantike.

Mirëpo në një prononcim të fundit të Elhajda Danit për ‘Revistën Class’ ajo i ka hedhur poshtë këto lajme duke treguar se mes tyre nuk ka asnjë lidhje dashurie, por ata janë thjesht miq të ngushtë.

 

Artikuj të ngjashëm