I vutë re vargjet në anglisht te kënga e Taynas? Ja kush i shkroi dhe kuptimi i tyre!

By

Tayna publikoi këngën e saj të re “Ring Ring” që përvec se solli një tekst interesant që përmbante edhe ca thumbime indirekte, shoqërohet me një poemë.

Dhe poema është ndër ato më të bukurat që janë shkruar ndonjëherë.

Në fund të këngës, Tayna ka futur poemën e famshme të shkrimtares amerikane Maya Angelou, “Still I Rise”.

Ajo e kishte shkruar këtë poezi në vitin 1978, ndërsa Tayna vendosi ta inkuadrojë në këngën e saj të re, fare në fund derisa këtë poezi e shoqëron me vendosjen e një kurore mbretërore në kokën e një vajze të vogël.

Në këtë këngë Tayna flet për pesimizmin që e ka rrethuar gjatë kohës sap o përpiqej të korrte suksese në muzikë, ndërsa thotë se ata që s’besuan te ajo sot kërkojnë t’i qëndrojnë afër.

Prive sjellë të përkthyera në gjuhën shqipe vargjet e Taynas:

“Ti mund të më qëllosh me fjalë, të më presh me sytë e tu, të më vrasësh me urrejtjen, por unë përsëri, si ajri, do të ngritem”, janë vargjet e Angelou. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm