I tha se do martohej! Yll Limani tregon shakanë epike që bëri me pronarin e një restorani

By

Është ende vetëm edhe 24 vjeç, megjithatë ai ka simpatinë e vajzave të cilat e pëlqejnë personalitetin e tij simpatik dhe sigurisht, muzikën e bukur që bën.

Yll Limani së fundmi ka treguar për Klan Kosovën, se kishte bërë një shaka epike derisa ishte në një restorant si këngëtar i ftuar, duke u thënë atyre të menaxhmentit se do të martohej!

“Isha me një dasmë dhe u thashë a po më bëni lirim se dua të martohem. Erdhën të gjithë menaxhmenti e të gjithë të më pyesnin për datë sepse nuk e kishin kuptuar shakanë time”.

“Por u thashë se para se të bëhem 30 vjeç nuk martohem”.

Yll Limani e ka pranuar në një intervistë për Klan Kosovën, se ka pasur ca telashe me dashurinë këtë vit, prandaj edhe bën ato këngët që na bëjnë të gjithëve të vuajmë.

“E kisha problem të adoptohesha në fillim sepse jam mësuar ta kem në kontroll këngën time. Por kur punon me këngë të porositur siç kam bërë unë me Armend Rexhepagiqin dhe Aida Barakun. Armendi dhe Aida janë njerëz jashtëzakonisht inteligjentë dhe unë ua kam rrëfyer hallet dhe problemet e dashurisë, ata kanë përbirë çdo fjalë dhe çdo fjalë është në tekst”.

“2019-ta më ka shkuar si vrënët në dashuri”, ka deklaruar Ylli për Klan Kosovën, pas performancës në Sunny Hill Festival.

Artikuj të ngjashëm