I pandalshmi Majk, katër milionë shikime për 12 ditë

By

Me hapa të sigurtë, Majki po vazhdon të bëj diferencën duke shënuar rekorde në Youtube.

Kënga ”Dashni”, dy ditë pa i mbushur dy javë nga publikimi ka kapur plot katër milionë shikime duke shënuar një sukses të pakontestueshëm të këtij krijimi muzikor.

Këngëtari ka falemnderuar fansat përmes një postimi në Instagram, megjithëse siç u shpreh vetë pak ditë më parë në NIN të Klan Kosovës nuk po i pëlqen fakti që suksesi po matet me shikime në Youtube.

Majki ka paralajmëruar edhe ‘bomba’ të tjera që do lançohen në muajt e parë të vitit të ardhshëm, por deri atëherë na mbetet që të shijojmë ”Dashni”. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm