I pamë të gjitha por jo edhe Despacito’n me çifteli (VIDEO)

By

Kënga “Despacito” ishte padyshim hiti më i madh botëror i këtij viti.

E punuar nga këngëtari portorikan, Luis Fonsi dhe Daddy Yankee, kjo këngë mori mbi katër miliardë klikime në Youtube duke marrë gjiron në krejt botën e duke bërë që i madh e i vogël ta këndojnë.

Madje kjo këngë u këndua edhe nga Justin Bieber e të mos flasim për dhjetëraa përpunime të bëra nga të tjerë këngëtarë.

Por a do t;iu shkonte mendja që kjo këngë do ribëhej edhe nga një instrumentist kosovar me çifteli?

Epo është Fatmir Makolli që nën tingujt e çiftelisë ka nxjerrë melodinë e “Despacito”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm