I dashuri i Kylie Jenner dhuron 100 mijë dollarë për fansat e tij

By

Reperi amerikan, Travis Scott, me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter” ka treguar për dhuratën prej 100,000 dollarësh që u ka dhënë fansave të tij.

“E di që është e vështirë për të gjithë ju, kështu që vendosa ta zbrazë pak llogarinë time bankare dhe të dhuroj para për të gjithë ju që do të bëni postime me tekste të këngëve të mia”, ka shkruar ai në postimin e tij, transmeton Klan Kosova.

Fansat filluan menjëherë të bëjnë postime të tilla. Njëri prej tyre i fitoi 1.000 dollarë pasi e bëri këtë postim: “Në qoftë se Travis me jep një shumë parash, unë do t’i aplikoj ato për forcën hapësinore #ASTROWORLD”.

Artikuj të ngjashëm