I dashuri e tradhtoi Dua Lipën? Dalin fotografitë e tij me një tjetër vajzë (FOTO)

By

Dua Lipa ka fituar me miliona fansa këtë verë me kënën One Kiss në bashkëpunim me Calvin Harris, e edhe më shumë me këngën New Rules.

Por përderisa karrierën e ka në top, nuk është dashuria ajo që po i ecën në hapa të sigurt.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare që së fundmi ishte rikthyer me ish të dashurin, modelin britanik Isaac Carew, është tradhtuar nga ai.

Carew është kapur duke u përkëdhelur me një vajzë tjetër, përderisa kënga e Duas po dëgjohej në sfond.

Fotografitë e siguruara nga gazeta britanike The Sun, shfaqin modelin Carew në krahët e një vajze tjetër gjatë orëve të vona në një klub nate në Londër.

Kjo vjen menjëherë pasi ai dhe Dua janë fotografuar së fundmi bashkë në rrugët e Londrës, gjë që e dëshmonte se ata po e rikuperonin romancën. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm