Hospitalizohet artisti i madh nga Kosova! (FOTO)

By

Në arenën ndërkombëtare, me punën e tij ai përbën një prej emrave më të suksesshëm kosovar.

Ramë Lahaj ka kapur majat në llojin e muzikës që bën duke interpretuar shfaqje operistike në sallat më prestigjioze ndërkombëtare.

Nga Viena, Berlini, Roma e deri në Sidnej të Australisë, tenori i madh ka njohur vetëm suksese.

Por, hovi i performancave të tij është ndalur së fundmi shkaku i disa komplikimeve shëndetësore. Përmes rrjeteve sociale, Lahaj iu ka kërkuar ndjesë audiencës së shumtë që do të mungoj me gjasë në shfaqjen e ‘Boheme’ në Triestë.

Nuk dihet se për çfarë komplikimesh shëndetësore bëhet fjalë por i urojmë Ramës shërim të shpejtë e rikthim në skenë! /PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm