Hiti po vjen: Dhurata e Lumi bashkojnë forcat

By

Me verën në prag, artistë të shumtë në numër kanë ndezur motorët për të sjellë projekte muzikore.

E duket që kur është fjala tek duetet, edhe këtë vit nuk do jemi keq në këtë pjesë.

Një super bashkëpunim është paralajmëruar para pak çastesh në rrjete sociale.

Dhurata Dora dhe Lumi, përmes një fotografie të përbashkët kanë paralajmëruar bashkëpunimin e tyre nën mbishkrimin: ‘Së shpejti’.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që Dora bëhet bashkë në projekt muzikor me njërin apo dy djemtë e grupit ‘Kaos’. Të gjitha këngët paraprake, kishin rezultuar sukses më vete dhe nuk ka dyshim që e njejta do ndodhë edhe me këtë duet. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm