Halil Budakova, i pari me film horror (VIDEO)

By

Halil Budakova,një nga regjisorët më produktiv të kinematografisë shqiptare të gjeneratës së re.
Zëra të shumtë flasin me admirim për emrin e tij, të tjerë me ironi dhe ka të atillë që edhe me humor.

Megjithatë, Halil Budakova është regjisori i parë i cili me guxim trajton plagën më të rëndë të shoqërisë kosovare – krimin e organizuar dhe në mënyrë direkte ngre zërin kundër çerdhes së bandave kriminale, që ndodhet në organet e larta të pushtetit.

Filmi i tij i fundit “Virus:Extreme Contamination” apo në shqip “Virusi: Ndotja Ekstreme” trajton një temë krejtësisht ndryshe dhe të pa prekur ndonjëhere nga regjisorë apo aktorë të kinematografisë shqiptare.

Ai në emisionin NIN të Alaudin Hamitit, shpalos detajet e realizimit të filmit, pjesë e të cilit është një numër i madh i aktorëve kosovar./PRIVE.AL/

 

Artikuj të ngjashëm