Habit aktorja e njohur: Jam panseksuale…

By

Bella Thorne nuk i pëlqen etiketimet.

Aktorja e “Midnight Sun” e ka pranuar publikisht se është panseksuale, në një intervistë në “Good Morning America” derisa ajo po fliste për librin e saj të ri “Life of a Wannabe Mogul”.

“Unë jam panseksuale, por nuk e dija këtë”, ka thënë Thorne duke e definuar këtë term si “të pëlqen çfarëdo që të pëlqen”.

“Nuk duhet të jetë patjetër një vajzë, një djalë, ose…e dini, nuk është ai, ajo, kjo apo ajo. Në fakt, ti e pëlqen personalitetin, e pëlqen vetëm si qenie që është. Nuk ka rëndësi asgjë tjetër – nëse e pëlqej, atëherë e pëlqej”, ka thënë tutje ajo.

Termi panseksual është një identitet seksual që është gjithpërfshirës për të gjitha gjinitë, pavarësisht orientimit gjinor, seksual, ose identiteti.

Thorne fillimisht ishte deklaruar si biseksuale në vitin 2016 në Twitter derisa më vonë ishte në lidhje me yllin e YouTube Tana Mongeau dhe reperin Mod Sun në të njëjtën kohë.

Pas ndarjes nga Mod Sun në muajin prill, Thorne nisi lidhjen me të dashurin aktual, këngëtarin italian Benjamin Mascolo.

Artikuj të ngjashëm