Grimeri i famshëm shkruan një dedikim të përzemërt për Anxhelinën

By

I lidhur ngushtë me vajzat e familjes Jenner, tani ai është ndër grimerët më të famshëm në botë.

Bëhet fjalë për Ariel Tejada, i cili është nga artistët e grimit që punon me vajzat më të famshme në botë si Kylie Jenner, me të cilën përvec se profesionalisht ka edhe lidhje personale meqë është nga miqtë e saj më të mirë.

Mirëpo Ariel, njihet edhe për shoqëri të ngushtë me Anxhelina Hadërgjonajn, vajzën e Albërie Hadërgjonajt, me të cilën një kohë edhe ka bashkëjetuar.

Ata dy kanë një miqësi të ngushtë, madje edhe nëna e Anxhelinës, Albëria e vlerëson tej mase shoqërinë e Arielit, duke e quajtur si vëlla të vajzës së saj sepse janë rritur bashkë.

Arieli hyri në Instagram për të shkruar disa fjalë mirënjohëse për t’i treguar gjithë ndjekësve të tij, për marrëdhënien e ngushtë që ka më Anxhelinën.

“Zoti më bekoi me shoqen time të ngushtë, diku 6 vite më parë, dhe sa kaluan vitet ajo është bërë si gjaku im. Kemi kaluar ca gjëra bashkë që ju nuk ja keni idenë. Por nëse ka dikush që unë mund të mbështetem (përveç familjes timë) është Anxhelina.” – shkroi Arieli në foton e dyshes që postoi në Instagram. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm