Gresa Behluli sqaron pse po i shet fustanet e saj

By

Gresa Behluli, këngëtarja e njohur kosovare, ka ditë që ka nisur një iniciativë në rrjetet sociale.

Behluli e cila si artiste posedon një numër të madh veshjesh, ka vendosur që me to të bëjë diçka tejet humane.

Fustanet e saja Gresa i ka vënë në shitje, ndërsa paratë e mbledhura do t’i dhurojë për bamirësi.

Në Prive javën që lamë pas, ajo e ka sqaruar se pse e vendosi që t’i shesë veshjet e saja.

“Po i shes në emër të bamirësisë dhe zonjat që duan t’i blejnë, paratë do të shkojnë për bamirësi ndërsa në iniciativë do të bashkohet edhe mami”, ka thënë Gresa në intervistën “Qitja Pikën” në Prive. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm